Përleshje mes dy të rinjve në Shtime, theret me thikë 26-vjeçari

15.06.2023

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘De Rada’ në Shtime, ku […]

Përleshje mes dy të rinjve në Shtime, theret me thikë 26-vjeçari Foto: Ilustrim

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘De Rada’ në Shtime, ku si pasojë ka mbetur i therur me thikë një 26-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se viktima është dërguar me urgjencë në spital.

“Me datën 14.06.2023 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’De Rada’’ në Shtime është një rast lëndimit të rëndë trupor.

Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se i dyshuari E.H (M/K) i moshës 27 vjeçar pas një zënke, me një mjet të mprehtë (thikë) i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër A.B ( M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i rëndë’’