Për vetëm 5 ditë në Kosovë ndodhën 300 aksidente, një me fatalitet
Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 71 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 29 aksidente janë raportuar me persona të […]
Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.
Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 71 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 29 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 16 – 20 maj.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 300 aksidente trafiku.
Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të hënën (16 maj) dhe të premtën (20 maj), ku në këto ditë janë regjistruar nga 71 aksidente.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, kurse 122 të tjera me të lënduar dhe 177 aksidente me dëme materiale.
Data | Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë | Me fatalitet | Me të lënduar | Me dëme materiale |
16 maj | 71 | 1 | 26 | 44 |
17 maj | 50 | 0 | 19 | 31 |
18 maj | 52 | 0 | 24 | 28 |
19 maj | 56 | 0 | 24 | 32 |
20 maj | 71 | 0 | 29 | 42 |
TOTAL | 300 | 1 | 122 | 177 |