Për vetëm 5 ditë, 270 aksidente trafiku në Kosovë, një me fatalitet

12.03.2022

Ndonëse policia vazhdimisht po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente janë raportuar me persona të […]

Për vetëm 5 ditë, 270 aksidente trafiku në Kosovë, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Ndonëse policia vazhdimisht po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 7 mars – 11 mars 2022.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda pesë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 270 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të premtën (11 mars), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 70 aksidente trafiku.

Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe një aksident ka përfunduar me fatalitet, 83 aksidente me të lënduar dhe 186 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
7 mars4101823
8 mars5501441
9 mars4001525
10 mars6401945
11 mars7011752
TOTAL270183186