Për një javë policia arrestoi 137 persona të dyshuar, prej tyre tre në Suharekë

09.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Edhe në ditët e para të vitit 2023, duket se policia ka qenë e ngarkuar me raste të ndryshme të raportuara […]

Për një javë policia arrestoi 137 persona të dyshuar, prej tyre tre në Suharekë

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Edhe në ditët e para të vitit 2023, duket se policia ka qenë e ngarkuar me raste të ndryshme të raportuara nga qytetarët, ku edhe si pasojë e veprave penale ka arrestuar numër të konsiderueshëm brenda një jave.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së parë të këtij viti ka arrestuar 137 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, raporton SuharekaOnline.

Duke u bazuar në raportin e policisë bëhet e ditur se policia gjatë javës së parë të janarit 2023, ka dërguar në vuajtje të dënimit 8 persona, ndërsa 84 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë dërguar në ndalim policor.

Gjatë kësaj jave Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy për dhunë në familje (një mashkull dhe një femër) dhe një tjetër të dyshuar për keqtrajtim të djalit të tij 12 vjeqar.

Suharekë 04.01.2023, 15:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Suharekë 05.01.2023 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila sipas ankuesit mashkull kosovar kohë pas kohe sulmon anëtarët e familjes. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.” thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

Suharekë 06.01.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.

Etiketat