Për gjashtë muaj në Suharekë u arrestuan 86 të dyshuar, 9 dërgohen në vuajtje të dënimit

03.07.2023

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet shtetërore ku qytetarët e vendit i drejtohen për të raportuar problemet dhe shqetësimet e tyre. Vjedhjet, ngacmimet, dhuna në familje, kanosjet, sulmet fizike, aksidentet e trafikut e shumë raste të tjera janë disa nga ato që raportohen nga qytetarët, veprime këto të cilat shkaktohen nga persona të papërgjegjshëm […]

Për gjashtë muaj në Suharekë u arrestuan 86 të dyshuar, 9 dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet shtetërore ku qytetarët e vendit i drejtohen për të raportuar problemet dhe shqetësimet e tyre.

Vjedhjet, ngacmimet, dhuna në familje, kanosjet, sulmet fizike, aksidentet e trafikut e shumë raste të tjera janë disa nga ato që raportohen nga qytetarët, veprime këto të cilat shkaktohen nga persona të papërgjegjshëm me arsye dhe qëllime të ndryshme.

Policia e Kosovës është e angazhuar dhe obliguar që t’iu përgjigjet ankesave të qytetarëve, ku në shumë raste pas hetimeve nga njësitet e ndryshme përkatëse, ata arrijnë të identifikojnë dhe arrestojnë personat të cilat veprojnë në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës.

E lidhur me këta persona, SuharekaOnline ka dërguar pyetje në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë në një përgjigje për redaksinë ka njoftuar se që nga muaji janar i vitit 2023 deri në atë të qershorit, Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar 86 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Poashtu, nga ky stacion është bërë e ditur se 9 persona të arrestuar gjatë kësaj periudhe janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Poashtu, për persona të dyshuar gjykatat e vendit vazhdimisht bëjnë urdhëresa në polici për arrestimin e të dyshuarve.

Në Stacionin e Policisë në Suharekë nga muaji janar deri në atë qershor të këtij viti janë lëshuar 235 urdhëresa për arrestimet e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilave janë arrestuar 92 persona.