Për 24 orë policia arrestoi 18 persona, dy në Suharekë të dyshuar për sulm fizik ndaj një personi

22.07.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Për 24 orë policia arrestoi 18 persona, dy në Suharekë të dyshuar për sulm fizik ndaj një personi Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 16 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Suharekë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër me të cilin kishin pasur mosmarrëveshje për pronë.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima nga Leshani i Suharekës ka pësuar lëndime trupore si dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Fsh. Leshan, Suharekë 21.07.2023 – 10:10. Janë shoqëruar në stacionin policorë dy të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.