Për 14 muaj mbi 950 raste të falsifikimit të parasë në Kosovë

21.03.2022

Paratë, jo gjithmonë, por në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, njerëzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, […]

Për 14 muaj mbi 950 raste të falsifikimit të parasë në Kosovë Foto: Ilustrim

Paratë, jo gjithmonë, por në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, njerëzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Si shkak i rritjes së numrit të rasteve të parave të falsifikuara, qyetarëve u bëhet thirrje për më shumë kujdes sepse tashmë kanë hyrë në treg me masë të madhe.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nga fillimi i vitit të kaluar (2021) e deri në muajin shkurt të 2022’s janë raportuar gjithsejt 958 raste të falsifikimit të parave.

Nga 958 rastet e falsifikimit të parasë, 866 prej tyre u raportuan vitin e kaluar dhe 92 brenda këtyre dy muajve të fundit (janar, shkurt).