Peqan, iu shqiptua gjobë për kundërvajtje, i dyshuari kanos policin përmes rrjeteve sociale

03.09.2022

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas pranimit të një tikete kundërvajtje, përmes rrjeteve sociale ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:30 […]

Peqan, iu shqiptua gjobë për kundërvajtje, i dyshuari kanos policin përmes rrjeteve sociale Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas pranimit të një tikete kundërvajtje, përmes rrjeteve sociale ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:30 në fshatin Peqan të Suharekës.

Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“KANOSJE / Fsh. Peqan Suharekë 02.09.2022-18:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas pranimit të një tikete kundërvajtje, përmes rrjeteve sociale ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.