Paratë e falsifikuara në Suharekë s’kanë të ndalur, haset përsëri në 1 mijë euro të tilla
Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë shpeshtuar, për të cilat po raportohet pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës. Dy raste të tilla kanë ndodhur gjatë ditës së martë edhe në Suharekë, lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj. Osmanollaj […]
Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë shpeshtuar, për të cilat po raportohet pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës.
Dy raste të tilla kanë ndodhur gjatë ditës së martë edhe në Suharekë, lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka bërë të ditur se të martën rreth orës 11:20, punëtori i një banke të Suharekës ka raportuar në polici se gjatë kontrollimit të deponimit të parave në bankomatin e bankës, ka hasur në dy kartëmonedha të cilat kanë qenë në vlerë prej 500 euro, e që në total i bie 1,000 euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Tutje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka thënë se njësitet policore kanë sekuestruar monedhat e dyshuara, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.
Rikujtojmë se ditë më parë, Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përdorim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara, D.G 32 dhe B.K 21 vjeçar, për të cilët Prokuroria Themelore në Prizren e ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.