Parandalimi i gjuetisë së paligjshme – Policia në Korishë sekuestron një pushkë gjuetie, tre thika dhe një veturë

16.01.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë rreth orë 08:00 ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tre thika dhe një automjet, rporton SuharekaOnline. Në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë policia ka hasur në një person të dyshuar me një automjet të tipit Hondai, […]

Parandalimi i gjuetisë së paligjshme – Policia në Korishë sekuestron një pushkë gjuetie, tre thika dhe një veturë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë rreth orë 08:00 ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tre thika dhe një automjet, rporton SuharekaOnline.

Në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë policia ka hasur në një person të dyshuar me një automjet të tipit Hondai, i cili sipas policisë nuk ishte i doganuar e regjistruar.

Personi i dyshuar nuk posedonte leje për armët në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet një pushkë gjuetie, tre thika dhe një automjet në Prizren

Prizren, 15 Janar 2023

Me datë 15 Janar 2023, rreth orës 08:00, Sektori i hetimeve i Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë kanë has në një person të dyshuar me një automjet.

Policët e hetues e kanë ndaluar automjetin dhe kanë vërejt se ngasësi i automjetit kishte në posedim një pushkë gjueti me 15 fishekë si dhe tri thika.

Pas kontrollimit të dokumenteve rezulton se i njëjti nuk posedonte leje për armët në fjalë.

Gjithashtu gjatë verifikimit të dokumentacionit u konstatua se i njëjti nuk e kishte të regjistruar e as të doganuar automjetin e tij tip Hondai .

Arma dhe 15 fishekë, tre thika dhe automjeti janë sekuestruar nga policia.

Në konsultim me prokurorin kujdestar kundër të njëjtit hapet rasti për veprën penale Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa rasti procedohet për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.