Numri i vetvrasjeve në Kosovë në rritje, kush janë shkaktarët?

23.04.2022

Në këto statistika të cilat Policia e Kosovës i ka dërguar në adresë të Telegrafit, nuk janë përfshirë tre muajt e parë të vitit 2022. Sipas këtyre të dhënave, në vitin pandemik (2020) është regjistruar numri më i lartë i vetvrasjeve – gjithsejtë 40, nëntë më shumë se në vitin 2019. Rritja e numrit të […]

Numri i vetvrasjeve në Kosovë në rritje, kush janë shkaktarët? Foto: Ilustrim

Në këto statistika të cilat Policia e Kosovës i ka dërguar në adresë të Telegrafit, nuk janë përfshirë tre muajt e parë të vitit 2022.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin pandemik (2020) është regjistruar numri më i lartë i vetvrasjeve – gjithsejtë 40, nëntë më shumë se në vitin 2019.

Rritja e numrit të vetvrasjeve dhe tentim vetvrasjeve nga viti në vit është shqetësuese sipas profesionistes së shëndetit mendor, Antigona Qenaj-Sejdiu, pasi sipas saj, përveç jetëve të humbura, tregon edhe për rritjen e problemeve të shëndetit mendor dhe rritjen e faktorëve social ekonomik që çojnë deri tek ky akt.

Ajo përmendi pandeminë dhe izolimin si faktor që kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave të prekur nga ankthi dhe depresioni dhe rrjedhimisht edhe atë të vetvrasjeve.

“Pandemia ka bërë që njerëzit të ballafaqohen me shumë ngjarje traumatike, sëmundje, vdekje të familjarëve, izolim dhe vetmi, humbje e punës dhe krizë ekonomike etj, faktorë këta që ndikojnë në rritjen e numrit të vetvrasjeve”, tha ajo.

Megjithatë, sipas psikologes, ka edhe faktorë të tjerë që mund të çojnë një person deri tek vetvrasja. Këtu ajo përmendi problemet me shëndetin mendor, stresin postraumatik, përdorimin e substancave narkotike dhe alkoolit, humbjen e shpresës, dhimbjet kronike dhe sëmundjet, ndjenjën e barrës për të tjerët, izolimin social, vetvrasjet aksidentale, etj.