Nuk i dhanë para, i dyshuari në Malishevë rrah nënën e tij dhe gjyshen

18.05.2023

Një person në Malishevë është arrestuar dje pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij për shkak se nuk i kanë dhënë para. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. “DHUNË NË FAMILJE- Malishevë 17.05.2023 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar […]

Nuk i dhanë para, i dyshuari në Malishevë rrah nënën e tij dhe gjyshen Foto: Ilustrim

Një person në Malishevë është arrestuar dje pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij për shkak se nuk i kanë dhënë para.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë 17.05.2023 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.