Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur në Dragash, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Rastet e ngacmimeve seksuale janë shqetësuese për femrat kosovare, të cilave iu shkaktohet pasiguri në vende të ndryshme. Këto raste mbeten sfidë për institucionet e vendit, pavarësisht se sa punohet në parandalimin e tyre. Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur të mërkurën në Dragash, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person […]
Rastet e ngacmimeve seksuale janë shqetësuese për femrat kosovare, të cilave iu shkaktohet pasiguri në vende të ndryshme.
Këto raste mbeten sfidë për institucionet e vendit, pavarësisht se sa punohet në parandalimin e tyre.
Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur të mërkurën në Dragash, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar ka ngacmuar seksualisht një të mitur, e cila si pasojë e ngacmimit ka marr tretman mjekësor.
Ndërsa, ngacmuesi është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Dragash 19.07.2023, 13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.