Nëpërbisht, 4 persona rrahen mes vete, pësojnë lëndime trupore

14.04.2022

Më 13 prill 2022 rreth orës 22:37, policia është njoftuar se në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Reagimi i patrullave policore ka qen i menjëhershëm. Në vendngjarje, patrullat policore kanë hasur në disa persona të dyshuar të përfshirë në rrahje, të cilët kishin lëndime trupore. Personat e hasur në […]

Nëpërbisht, 4 persona rrahen mes vete, pësojnë lëndime trupore Foto: Ilustrim

Më 13 prill 2022 rreth orës 22:37, policia është njoftuar se në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Reagimi i patrullave policore ka qen i menjëhershëm.

Në vendngjarje, patrullat policore kanë hasur në disa persona të dyshuar të përfshirë në rrahje, të cilët kishin lëndime trupore.

Personat e hasur në vendngjarje janë:
• Xh. K., (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar),
• S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),
• F.K., (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe
• B.K., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).

Policia i kanë afruar ndihmën mjekësore të lënduarve, i kanë dërguar në Q.K.M.F.-Suharekë për tretman mjekësor. Të dyshuarit XH.K dhe S.K janë dërguar ne Spitalin Rajonal Prizren, kurse të dyshuarit F.K dhe B.K pas tretmanit mjekësor janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, kurse i dyshuari XH.K lirohet ne procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policor Suharekë.