Në zonën 130 km/h voziti mbi 200 km/h, 300 euro gjobë dhe për 3 muaj i ndalohet drejtimi i automjetit

28.02.2022

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta identifikojnë shoferin që në zonën me kufizim të shpejtësisë 130 km/h e drejtoi automjetin hiç më pak se në 205 km/h. Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj […]

Në zonën 130 km/h voziti mbi 200 km/h, 300 euro gjobë dhe për 3 muaj i ndalohet drejtimi i automjetit Foto: Ilustrim

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta identifikojnë shoferin që në zonën me kufizim të shpejtësisë 130 km/h e drejtoi automjetin hiç më pak se në 205 km/h.

Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave hde veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.