Në mes të ditës, një femër raporton për një sulm seksual në Suharekë

02.08.2021

Në vitet e fundit është thënë se numri i sulmeve seksuale është rritur, derisa të miturat janë ndër më të sulmuarat. Një rast i një sulmi seksual është raportuar të dielën në stacionin policor në Suharekë ku një femër ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Sipas Policisë së Kosovës ngjarja […]

Në mes të ditës, një femër raporton për një sulm seksual në Suharekë Foto: Ilustrim

Në vitet e fundit është thënë se numri i sulmeve seksuale është rritur, derisa të miturat janë ndër më të sulmuarat.

Një rast i një sulmi seksual është raportuar të dielën në stacionin policor në Suharekë ku një femër ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Kujtojmë se vetëm më 2020 në Kosovë është raportuar për 58 raste të sulmeve seksuale.