Në gjendje të dehur ngacmon një vajzë të mitur në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

22.11.2022

Rastet e ngacmimeve kohëve të fundit në vendin tonë janë shpeshtuar, e akoma më shqetësues është fakti se këto raste po raportohen në polici nga femrat që kryesisht janë të mitura. Një rast i ngacmimit është raportuar në Stacionin e Policisë në Prizren nga një e mitur, shkruan SuharekaOnline. Sipas policisë bëhet e ditur se […]

Në gjendje të dehur ngacmon një vajzë të mitur në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Rastet e ngacmimeve kohëve të fundit në vendin tonë janë shpeshtuar, e akoma më shqetësues është fakti se këto raste po raportohen në polici nga femrat që kryesisht janë të mitura.

Një rast i ngacmimit është raportuar në Stacionin e Policisë në Prizren nga një e mitur, shkruan SuharekaOnline.

Sipas policisë bëhet e ditur se i të dielën rreth orës 21:30 një e mitur ka raportuar në polici se është ngacmuar nga një i dyshuar i cili thuhet se ishte në gjendje të dehur.

Rasti në Policinë e Kosovës në Prizren është inicuar si “Ngacmim”.

Policia poashtu bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.