Në burgjet e Kosovës gjenden dhe konfiskohen mjetet të rrezikshme, drogë dhe telefona

23.10.2021

Gjatë realizimit të bastisjeve, tek të burgosurit janë gjetur dhe konfiskuar mjete të mprehta, telefona dhe gjësende të tjera të ndaluara. Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, […]

Në burgjet e Kosovës gjenden dhe konfiskohen mjetet të rrezikshme, drogë dhe telefona Foto: Ilustrim

Gjatë realizimit të bastisjeve, tek të burgosurit janë gjetur dhe konfiskuar mjete të mprehta, telefona dhe gjësende të tjera të ndaluara.

Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera”.

“Gjithashtu në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike”, ka shkruar zv.ministri Sallahu.

Po ashtu, ai ka shkruar se kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm në qendrat korrektuese, sikurse do të merren masa edhe ndaj atyre që kanë ndihmuar në futjen e këtyre gjësëndeve të palejushme dhe të rrezikshme në QK Smerkonicë dhe Dubravë.