Mushtisht / “Kam me t’mytë krejt”, 76-vjeçarja denoncon nipin për dhunë e kërcënime

  • 07.10.2022
Mushtisht / “Kam me t’mytë krejt”, 76-vjeçarja denoncon nipin për dhunë e kërcënime

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit e gjyshërit të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një 76-vjeçare e ka denoncuar nipin e saj për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima, e cila është në hall me nipin ka vendosur ta raportojë rastin në Polici, ku e shqetësuar skajshmërisht ka rrëfyer për dhunën fizike dhe psikike nga 30-vjeçari.

Sinjali mëson se nga deklarata e saj është kuptuar se nipi po i shkakton probleme që një kohë, por një eskalim i tillë si sot nuk ka ndodhur asnjëherë. Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka kanosur seriozisht duke i thënë se “S’ka me të lënë të gjallë, krejt kam me t’mytë”, thonë burimet.


I riu po dyshohet se i ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë gjyshes së tij, prandaj për ta parandaluar të keqen, ajo është detyruar që të kërkojë ndihmë.

Si rezultat i këtij denoncimi, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë