Mushtisht, dëmtoi rrethojat e urës e shenja të emërtimit, rasti nën hetime

03.05.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, është bërë i ditur se i/të dyshuar deri më tani të panjohur kanë dëmtuar rrethojat e urës si dhe një shenjë të emërtimit të rrugës. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 1 maj rreth orës 11:35 në fshatin Mushtisht të Suharekës. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të […]

Mushtisht, dëmtoi rrethojat e urës e shenja të emërtimit, rasti nën hetime Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, është bërë i ditur se i/të dyshuar deri më tani të panjohur kanë dëmtuar rrethojat e urës si dhe një shenjë të emërtimit të rrugës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 1 maj rreth orës 11:35 në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Mushtisht,Suharekë 01.05.2022 – 11:35. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë dëmtuar rrethojat e urës si dhe një shenjë të emërtimit të rrugës. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e PK-së.