Mushtisht, arrestohet axha që në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nipërit e tij

20.06.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas një fjalosje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht djalin (i mitur) dhe vëllain e tij, viktimat meshkuj kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 18 qershor në orët e para të mëngjesit 03:30 në Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se i dyshuari ka qenë […]

Mushtisht, arrestohet axha që në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nipërit e tij Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas një fjalosje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht djalin (i mitur) dhe vëllain e tij, viktimat meshkuj kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 18 qershor në orët e para të mëngjesit 03:30 në Mushtisht të Suharekës.

Dyshohet se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit.

Raportohet se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga shtëpia menjëherë pas ngjarjes, ku njësitet policore ishin vënë menjëherë në kërkim të tij.

Viktimës (të miturit) iu është ofruar trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE / Suharekë 18.06.2022 – 03:30. Raportohet se pas një fjalosje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht djalin (i mitur) dhe vëllain e tij, viktimat  meshkuj kosovar. Dyshohet se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Viktimës (të miturit) iu është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.