Motra sulmon fizikisht motrën në Prizren, policia sekuestron një thikë

10.05.2022

Dje në stacionin policor në Prizren është raportuar një rast i lëndimit të rëndë trupor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:30 në fshatin […]

Motra sulmon fizikisht motrën në Prizren, policia sekuestron një thikë Foto: Ilustrim

Dje në stacionin policor në Prizren është raportuar një rast i lëndimit të rëndë trupor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:30 në fshatin Zhur të Prizrenit.

Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë si dëshmi materiale.

E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

“Fshati Zhur, Prizren 09.05.2022 – 17:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë si dëshmi materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e PK-së.