Mbi 700 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-Covid

03.01.2021

Edhe përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin këto masa. Vetëm gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Ndërkohë që virusi SARS CoV2 po vazhdon të […]

Mbi 700 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-Covid Foto: Ilustrim

Edhe përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin këto masa.

Vetëm gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që virusi SARS CoV2 po vazhdon të përhapet duke marrë kështu edhe jetë njerëzish. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është raportuar edhe për vdekjen e katër personave si pasojë e infektimit me COVID-19. Në mesin e tyre edhe një 33 vjeçar nga Malisheva.