Mbi 200 aksidente trafiku vetëm në 5 ditët e fundit në Kosovë

09.04.2022

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]

Mbi 200 aksidente trafiku vetëm në 5 ditët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 4 prill – 8 prill.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 201 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të mërkurën (6 prill), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 52 aksidente, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 71 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 130 aksidente të tjera përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
4 prill3301023
5 prill290831
6 prill5202131
7 prill4201428
8 prill4501827
TOTAL201071130