Masa shtesë të sigurisë në komunikacion në rajonin e Prizrenit, policia angazhon njësitin e biçikletave

11.05.2022

Në rajonin e Prizrenit, stacionet policore Prizren dhe Prizren VERI, ka nisur patrullimi i Njësitit të Biçikletave, aktivitet ky që do të vazhdojë në qytetin e Prizrenit. Ky aktivitet i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si: lirimin e trotuareve, kyçjet e pasigurta në rrugë, […]

Masa shtesë të sigurisë në komunikacion në rajonin e Prizrenit, policia angazhon njësitin e biçikletave

Në rajonin e Prizrenit, stacionet policore Prizren dhe Prizren VERI, ka nisur patrullimi i Njësitit të Biçikletave, aktivitet ky që do të vazhdojë në qytetin e Prizrenit.

Ky aktivitet i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si: lirimin e trotuareve, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, që me këto veprime shoferët mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion.

Në periudhën kohore 04-10.05.2022, ka identifikuar kundërvajtës në trafik të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor dhe ndaj tyre janë marr masat komform ligjeve në fuqi. Janë shqiptuar gjithsejtë 1275 gjoba.

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj me mesazh prekës dhe falënderues për ushtarët dhe policët e Kosovës

Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve si dhe ngritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

E ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa komform ligjit të trafikut.

Me këtë rast, policia apelon të qytetarët që të kenë kujdes maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar që të respektojnë ligjin, rregullat në komunikacionin rrugor me qellim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë.

Etiketat