Maqitevë, gërmuan në varrezat ilire, të dyshuarit arratisen – policia sekuestron një traktor
Një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një femër kosovare ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:32 në fshatin Maqitevë të Suharekës. Polica ka […]
Një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një femër kosovare ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:32 në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht.
Ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.
“DËMTIM I VARREZAVE APO KUFOMAVE / Fsh. Maqitevë, Suharekë 21.09.2022 – 13:32. Një femër kosovare ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar. Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.