Ligji anti-COVID, dënohen 579 qytetar brenda 24 ore

29.01.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19, po ashtu edhe i viktimave nga ky virus. Në Kosovë që nga muaji gusht i vitit të kaluar (2020) ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili  ka 29 nene dhe rregullon […]

Ligji anti-COVID, dënohen 579 qytetar brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19, po ashtu edhe i viktimave nga ky virus.

Në Kosovë që nga muaji gusht i vitit të kaluar (2020) ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili  ka 29 nene dhe rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Në bazë të këtij ligji, Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka dënuar 579 qytetar, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte, në takimin e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, togeri i Policisë në Suharekë, Bashkim Gashi ka bërë të ditur se brenda 2 jave Policia e Suharekës ka dënuar 180 qytetar në bazë të ligjit anit-COVID.