Kishin mosmarrëveshje, një person sulmohet fizikisht nga një familjare – E dyshuara në kërkim policor

08.08.2023

Rastet e dhunës në familje janë ndër më të shpeshtat, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, e të njëjtat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e vendit. Në shumicën e rasteve, viktimat kryesisht janë femra, por në rastin e raportuar të hënën e 7 gushtit, viktima e dhunës në familje thuhet të jetë një […]

Kishin mosmarrëveshje, një person sulmohet fizikisht nga një familjare – E dyshuara në kërkim policor Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ndër më të shpeshtat, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, e të njëjtat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e vendit.

Në shumicën e rasteve, viktimat kryesisht janë femra, por në rastin e raportuar të hënën e 7 gushtit, viktima e dhunës në familje thuhet të jetë një mashkull, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:40 një mashkull ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një familjare e tij.

Viktima në polici ka deklaruar se me të dyshuarën kishin një mosmarrëveshje dhe e dyshuara më pastaj e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është ende në kërkim policor.