Mushtisht, kërcënohet me armë zjarri një person në oborrin e shtëpisë së tij
- 14.06.2022
- 0 komente
Një rast i kanosjes është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Dje në fshatin Mushtisht të Suharekës një person në oborrin e shtëpisë së tij është kërcënuar me armë zjarri nga një i dyshuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Këtë rast të kanosjes, e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.
Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacione që çojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit.
“KANOSJE ME ARMË ZJARRI / Mushtisht, 13.06.2022-16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në oborrin e tij, është kërcënuar me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull, i cili është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.
Leave a Reply