Kapen armë, municion e anti-plumb në Prevallë, një person i arrestuar

07.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje […]

Kapen armë, municion e anti-plumb në Prevallë, një person i arrestuar Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:00 në Prevallë të Prizrenit.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prevallë, Prizren, 06.04.2022 – 17:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.