Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan marihuanë, mulli e thikë, arrestohet prizrenasi

01.07.2022

Një rast i blerjes, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 18,728 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu, […]

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan marihuanë, mulli e thikë, arrestohet prizrenasi Foto: Ilustrim

Një rast i blerjes, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 18,728 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu, iu gjetën dhe sekuestruar një mulli, një thikë, 770 euro para të gatshme dhe një telefon mobil.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 00:20 në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE / Rr. Tahir Sinani, Prizren 30.06.2022 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 18,728 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli, një thikë, 770 euro para të gatshme dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.