Incident zjarri në Maqitevë të Suharekës, djeget një pjesë e shtëpisë së pabanuar
Një rast i incidentit të zjarrit është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një pjesë e shtëpisë së tij (të pabanuar). Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:10 në […]
Një rast i incidentit të zjarrit është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një pjesë e shtëpisë së tij (të pabanuar).
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:10 në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Nga policia kanë njoftuar se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin.
“INCIDENT ZJARRI / Fsh. Maqitevë, Suharekë 24.10.2022 – 17:10. Ankuesi m/kosovar ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një pjesë e shtëpisë së tij (të pabanuar)). Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.