Iku nga policia pas seancës në gjykatë, 22 vjeçari nga Suhareka dërgohet në burgun e Dubravës
Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti pas seancës degjimore në gjykatë ka arritur që t’i shmanget policisë për një kohë. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i […]
Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti pas seancës degjimore në gjykatë ka arritur që t’i shmanget policisë për një kohë.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thën se personi me inicialet P.B i lindur më 1998, është i dyshuar për dhunë në familje.
Osmanollaj bëri të ditur se i njëjti pas seancës dëgjimore në gjykatë ka arritur që t’i shmanget policisë për një kohë.
Ndërsa, po në të njejtën ditë P.B është ndaluar nga policia dhe me vendimin e gjykatës ai është dërguar në burgun e Dubravës.