3.
I ofroi 20 euro ryshfet policit në festivalin “Sunny Hill”, përfundon në pranga shtetasi zviceran
02.08.2025
Një shtetas zviceran është arrestuar të premten në Bërrnicë të Poshtme, gjatë festivalit muzikor “Sunny Hill”, pasi dyshohet se ka tentuar t’i ofrojë 20 euro ryshfet një zyrtari policor.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar menjëherë pas aktit dhe është shoqëruar për intervistim në stacionin policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.