I mituri 14-vjeçar plagos me thikë një 11-vjeçar në Prizren

26.07.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull  kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:30 në […]

I mituri 14-vjeçar plagos me thikë një 11-vjeçar në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull  kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:30 në fshatin Reçan të Prizrenit.

Nuk raportohet motivi i incidentit.

Ndërkaq, thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt. 

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR / Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull  kosovar i mitur  i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull  kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.