I bie lisi në kokë derisa prente dru në Javor të Suharekës, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Viktimës mashkull kosovar i ka rënë një lis në kokë, derisa po prente dru në pyll, duke pësuar kështu lëndime të rënda. Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. Ai fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Suharekës, por për shkak të gjendjes së rëndë […]
Foto: Ilustrim
Viktimës mashkull kosovar i ka rënë një lis në kokë, derisa po prente dru në pyll, duke pësuar kështu lëndime të rënda.
Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.
Ai fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Suharekës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar në spitalin rajonal.
Aktualisht i lënduari gjendet në QKUK për tretman mjekësor.
Pasi policia ka marrë informacionet nga spitali iu është përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “lëndim aksidental”.