I akuzuari dëshmon se si kishte ndodhur vrasja në Suharekë
Lidhur me mbrojtjen e tij M.A deklaroi se 1 muaj e 7 ditë para vrasjes ka qënë në plan vrasja e të ndjerit A.B dhe se atë personalisht e ka mbyt gruaja e tij R.B bashkë me fëmijët e saj dhe ndihmën e prindërve të vet. M.A deklaroi se fillimisht R.B ka kërkuar ndihmë pasi […]
Lidhur me mbrojtjen e tij M.A deklaroi se 1 muaj e 7 ditë para vrasjes ka qënë në plan vrasja e të ndjerit A.B dhe se atë personalisht e ka mbyt gruaja e tij R.B bashkë me fëmijët e saj dhe ndihmën e prindërve të vet.
M.A deklaroi se fillimisht R.B ka kërkuar ndihmë pasi që kishte pasur probleme me burrin e vet e cila i kishte shpjeguar për rrethanat dhe problemet që kishte me A.B duke përfshirë dhunë fizike dhe psiqike, maltretime etj, si dhe gjoja se A.B ka përdhunuar motrën e R.B.
Pas kësaj, M.A deklaroi se e kishte njoftuar me një shok të tij të quajtur F.F për të mbytur A.B, dhe pasi që ia kishte treguar F.F ngjarjen, i njëjti kishte pranuar ofertën e R.B për të mbytur A.B.
Pas një dite, F.F kishte kërkuar armën që t’ia sigurojë R.B, e që ajo i kishte dhënë 2000 euro për ta blerë një armë, dhe se atë armë M.A e kishte blerë në të zezë dhe ia kishte dorëzuar F.F së bashku edhe me 800 euro, raporton “BetimipërDrejtësi”.
M.A tutje deklaroi se F.F kishte përcjellur 1 muaj e 7 ditë të ndjerin A.B e që një ditë pasi ishin takuar te kafiteria “Bunari”, F.F i kishte thënë që ta bind R.B që A.B ta sjellë te rruga Suharekë- Rahovec në një fshat e që fillmisht R.B kishte pranuar, por ditën e nesërme kishte ndryshuar mendje, e që F.F kishte vazhduar me përcjellje të A.B deri sa kishte ra në kontakt me të ku i kishte propozuar gjoja se kërkon punë si mjeshtër rryme dhe se duhet patjetër që të vij te shtëpia e F.F në fshatin Peçan.
“E që pas dita ditësh pasi s’ka mundur të shkoj A.B, një ditë bie në kurth dhe shkon për të punuar te shtëpia e F.F ku edhe kishte ndodhur vrasja“, ka deklaruar ai. M.A deklaroi se ka dorë në kryerjen e kësaj vrasje, por se ka qënë kurir i dikujt tjetër, pra sipas tij, i F.F dhe R.B dhe se më herët ka dhënë deklarata të rrejshme.
Tutje tha se gjersa ishte i arrestuar, F.F ka qënë në liri dhe ka bërë lojërat e tija me policët hetues kinse që ka pasur rrëmbim në shtëpinë e tij.
M.A tha se R.B i kishte premtuar një shpërblim prej 10.000 eurosh për vrasjen e A.B e nëse kryhet puna me qetësi dhe mirë, pas 2-3 muajve të ia jap edhe 25.000 apo 30000 euro, por të hollat sipas tij, nuk i ka marrë F.F.
M.A duke shpjeguar lidhur me se si ka vdekur i ndjeri A.B, tha se ai kishte vdekur në mungesë të frymëmarrjes. “I ka pasur duart dhe këmbët e lidhura e pastaj edhe goja i është lidhur nga ana e mbrapme pasi që A.B ishte i shtrirë dhe se me izolir i kishte të mbyluar hundën dhe gojën. F.F nuk e ka parë që i ndjeri A.B ka pasur hundën e mbyllur e që kështu në mungesë frymëmarrje i ndjeri kishte vdekur. Pas disa minutash, ai M.A dhe R.B kishin mbërritur në shtëpinë e F.F dhe kishin parë se F.F ishte në panik pasi që plani i tij skishte qënë që të ndodhte vrasja në shtëpinë e tij. Pas gjys ore, kishin bërë plan që ta ndihmojë F.F që ta largojnë kufomën nga shtëpia e F.F ku e kishin quar në vendin ku është gjetur kufoma me pikap të M.A tha se ndihet fajtor pse e kishte ndihmuar F.F atë ditë kritike”, ka deklaruar ai,
M.A tha se R.B e ka tradhtuar burrin e vet, ku edhe A.B kishte zbuluar për tradhtinë, pas kësaj kanë pasur shumë debate, por që A.B e kishte fshehur tek familja e vet dhe sipas tij, ky ka qënë motivi i vrasjes.
Pasi që ka përfunduar orari i punës, seanca e sotme është ndërperë dhe do të vazhdojë nesër.
Prokuroria Themelore në Prizren i akuzon M.A dhe R.A se më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin A.B, kurse R.B e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes.
F.F fillimisht akuzohej për moslajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, ishte ndryshuar aktakuza ndaj F.F, ashtu që të njëjtin prokuroria e ka ngarkuar me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Sipas aktakuzës, vëllezërit M.A dhe R.A, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën R.B, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.
Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.
Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari M.A, i shtyrë nga e akuzuara R.B, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F.F, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.
Tutje, në aktakuzë thuhet se M.A e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur, ku e priste i akuzuari tjetër R.A dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur. /BetimipërDrejtësi