Humb jetën 21 vjeçarja në Shtime, ngulfatet nga ushqimi

16.05.2023

Një 21 vjeçare ka humbur jetën ditën e hënë në Shtime, si pasojë e ngulfatjes me ushqim. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur në “Shtëpia e fëmijëve”, rreth orës 19:30. “Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka […]

Humb jetën 21 vjeçarja në Shtime, ngulfatet nga ushqimi Foto: Ilustrim

Një 21 vjeçare ka humbur jetën ditën e hënë në Shtime, si pasojë e ngulfatjes me ushqim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur në “Shtëpia e fëmijëve”, rreth orës 19:30.

“Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj, dyshohet ngulfatje nga ushqimi”, tha ai.

Tutje, Veseli shtoi se, hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet.

“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, theksoi ai.

Veseli bëri të ditur se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

Rr.Lidhja e Prizrenit, Shtime, 15.05.2023-19:58. Raportohet se është dërguar në emergjence viktima femër kosovare, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në raportin e policisë.