Hajnat vjedhin para të gatshme e pistoletë në Malësi të Re të Prizrenit

21.06.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur para të gatshme, një pistoletë për të cilën posedonte leje për mbajtje si dhe disa gjësendet tjera. Rasti raportohet të ketë ndodhur […]

Hajnat vjedhin para të gatshme e pistoletë në Malësi të Re të Prizrenit Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur para të gatshme, një pistoletë për të cilën posedonte leje për mbajtje si dhe disa gjësendet tjera.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 qershor në fshatin Malësi të Re të Prizrenit.

Nga policia kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, ku edhe janë duke e hetuar rastin.

“Fsh. Malësi e Re, Prizren 19.06.2022 –  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur: para të gatshme, një pistoletë për të cilën posedonte leje për mbajtje dhe disa gjësende tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.