Gruaja në Studençan tenton ta vras veten, burri e dërgon në Emergjencë
- 03.05.2022
- 0 komente
Një grua në fshatin Studençan të Suharekës ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente, sot rreth orës 12:00.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.
Viktima femër kosovare, 46 vjeçare u dërgua në Emergjencë në Suharekë nga bashkëshorti i saj.
Komandanti Sylaj ka thënë se mund ta konfirmoj që ka konsumuar medikamente dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Ende nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë gruan nga Studençani që të tentojë ta vras veten, duke konsumuar një sasi të medikamenteve.
KOMENTE0
Leave a Reply