Greikoc, policia i shkoi për kontroll në shtëpi, konfiskon 4 bimë narkotike kanabis sativa

01.09.2022

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në oborr të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa. Rasti raportohet […]

Greikoc, policia i shkoi për kontroll në shtëpi, konfiskon 4 bimë narkotike kanabis sativa Foto: Ilustrim

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në oborr të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:10 në fshatin Greikoc të Suharekës.

Nga policia kanë bërë të ditur se i dyshuari nuk është takuar në shtëpi.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE / Fsh. Greikoc, Suharekë 31.08.2022-17:10. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në oborr të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi, Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.