Grabiten dhe sulmohen fizikisht katër shtetas të huaj në Prizren
- 26.02.2020
- 0 komente

Katër shtetas të huaj janë grabitur dhe sulmuar fizikisht në Prizren.
Grabitja ka ndodhur pasi kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.
“Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur i kanë grabitur para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht”, njofton Policia e Kosovës.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është nën hetime.
KOMENTE0
Leave a Reply