Gjuajtën me armë, Policia në Prizren intervenon dy herë në një aheng familjar, jep detaje se çka ndodhi atje

11.08.2022

Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një aheng familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me armë në brez, pistoletë […]

Gjuajtën me armë, Policia në Prizren intervenon dy herë në një aheng familjar, jep detaje se çka ndodhi atje

Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një aheng familjar ka gjuajtje me armë zjarri.

Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me armë në brez, pistoletë me gaz.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim.

Arma është sekuestruar dhe i dyshuari me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen pajisje ushtarake

Në të njëjtin aheng familjar më vonë rreth orës 15:30 përsëri është marrë informacion se ka gjuajtje me armë zjarri.

Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshuar dhe është gjetur një armë-pistoletë.

Arma është sekuestruar dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Etiketat