Gjinoc, ngacmoi një grua duke i dërguar fotografi të ndryshme në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

06.10.2022

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues javëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, po ashtu janë raportuar në vazhdimësi edhe për raste të tjera të ngacmimeve e […]

Gjinoc, ngacmoi një grua duke i dërguar fotografi të ndryshme në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues javëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, po ashtu janë raportuar në vazhdimësi edhe për raste të tjera të ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Ndërkaq, së fundmi një rast i ngacmimit është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër kosovare duke i dërguar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Rasti raportohet të ketë në ndodhur në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

NGACMIM / Fsh. Gjinoc, Suharekë viti 2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare duke i dërgua  fotografi të ndryshme në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.