Gelancë, erërat e forta rrëzojnë shtyllën elektrike në oborr të një shtëpie, 60-vjeçari e pret me sëpatë

09.06.2022

Përveç reshjeve të shiut e breshërit, në vend ka pasur edhe erëra të forta, ku si pasojë janë raportuar disa raste, ku lista e mëdhenj janë rrëzuar, shtylla elektrike kështu duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Si pasojë e erërave të forta, gjatë ditës së djeshme në fshatin Gelancë të Komunës së Suharekës është rrëzuar pjesërisht […]

Gelancë, erërat e forta rrëzojnë shtyllën elektrike në oborr të një shtëpie, 60-vjeçari e pret me sëpatë Foto: Ilustrim

Përveç reshjeve të shiut e breshërit, në vend ka pasur edhe erëra të forta, ku si pasojë janë raportuar disa raste, ku lista e mëdhenj janë rrëzuar, shtylla elektrike kështu duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Si pasojë e erërave të forta, gjatë ditës së djeshme në fshatin Gelancë të Komunës së Suharekës është rrëzuar pjesërisht një shtyllë elektrike, e cila ndodhej në oborr të një shtëpie.

Ndërkaq, për të evituar rrezikun që u kanosej familjarëve të shtëpisë, kryefamiljari vendosi që atë shtyllë elektrike ta presë me sëpatë, kjo në mënyrë që të bie e gjitha në tokë.

Lidhur me këtë, Sinjali mëson se KEDS ka njoftuar edhe Policinë, të cilët kanë intervistuar 60-vjeçarin.

Ai ka bërë të ditur se disa herë ka paraqitur kërkesë në kompaninë KEDS që kjo shtyllë elektrike të largohet nga oborri i tij.

Me vendim të prokurorit, ndaj 60-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Dëmtim prone’.

Kujtojmë se si pasojë e rrëzimit të lisave nga erërat e forta, një 32-vjeçar humbi jetën ditë më parë në Prishtinë, ndërsa një tjetër ka mbetur e lënduar rëndë.