[FOTO] Policia parandalon kontrabandën me telefonë në Burgun e Dubravës
- 09.06.2022
- 0 komente
Sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda kësaj qendre.
![[FOTO] Policia parandalon kontrabandën me telefonë në Burgun e Dubravës](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2022/02/police-lights-blue-gettyimages-1185364093.jpg)
Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan dhe Tenxhere), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, tri sim kartelave, shtatë koka të adapterëve dhe 4 USB, të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjesendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucone korrektuese.



Leave a Reply