[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi
- 01.07.2022
- 0 komente
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e personit të kërkuar Edmond (Engjell) Nokaj (1992), me numër personal 1232708260, banues në Marmull-Gjakovë, pasi kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është larguar në drejtim të panjohur.
![[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2022/03/videoblocks-police-lights-flashing-at-night-with-cars-driving-by_swh9nlg97_thumbnail-1080_12.png)
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.
Për çdo informacion qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonave 192-080019999 (pa pagesë) ose Drejtoria rajonale e Policisë-Gjakovë 045/980-220.
KOMENTE0
Leave a Reply