[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, akuzohet për grabitje në tentativë

06.12.2021

Personi i kërkuar është: Egzon Sheqiri, i lindur me 22.05.1997, nga Prishtina. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Grabitje në tentativë”. Ky person po kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, akuzohet për grabitje në tentativë Foto: © Hallka Marketing Agency

Personi i kërkuar është: Egzon Sheqiri, i lindur me 22.05.1997, nga Prishtina.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

Ky person po kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Për çdo informacion ju lutem kontaktoni në numrat: Nga telefonia fikse dhe mobie 192 ose 038 550 999, në Prizren 029 244 355.

Të gjitha thirrjet në numri 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.