[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 42-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim

09.07.2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 42-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Ilvaim (Imer) Zimmerli-Gashi, i akuzuar për mashtrim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: ILVAIM (Imer) ZIMMERLI- GASHI i lindur me 04.06.1979 në Sferkë- Klinë

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Mashtrim”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë);
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com