[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 31-vjeçarit, i akuzuar për posedim të narkotikëve

21.07.2021

Policia e Kosovës me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një personi, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Genc Bukoshi. I njëjti akuzohet për veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 31-vjeçarit, i akuzuar për posedim të narkotikëve Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një personi, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Genc Bukoshi.

I njëjti akuzohet për veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Genc Bukoshi, sipas njoftimit të Policisë, është i moshës 31 vjeç.

Për çdo informatë që keni luteni të kontaktoni në 192-080019999 (pa pagesë).